TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Janar 2026, 11:34

‘El Clasico’ e Superkupës, tensionet dhe gjestet e shëmtuara që nuk u panë pas ndeshjes Barcelona-Real (Foto-Video)

Shkruar nga Pamfleti
‘El Clasico’ e Superkupës, tensionet dhe gjestet e
Lojtarët e Realit

Finalja e Superkupës së Spanjës e zhvilluar në Jeddah dhe e fituar nga Barcelona që mposhti Real Madrid 3-2 pas një ndeshjeje spektakolare do të kujtohet jo vetëm për emocionet që dhuroi gjatë 90 minutave por edhe për tensionet dhe gjestet antisportive të kryera në të dy kampet.

Barcelona, fyerje dhe gjeste të shëmtuara. Ndërsa Barcelona festonte titullin, telekamerat pikasën anën e errët të euforisë blaugrana duke ndezur indinjatën e tifozëve të Realit të Madridit në internet. Në qendër të polemikave ishte Fermin Lopez i cili u filmua teksa iu drejtua sektorit të tifozëve madrilenë me një frazë tejmase të shëmtuar: ‘Kapeni, thitheni e shkoni në shtëpi’.Por Fermin nuk ishte i vetmi që humbi kontrollin. Menjëherë pas mbylljes së  sfidës, gjatë përqafimit kolektiv në mesin e fushës, kamerat kapën edhe Pau Cubarsi.

‘El Clasico’ e Superkupës, tensionet dhe gjestet e
Pau Cubarsi

Talenti blaugrana u shkëput nga pjesa tjetër e skuadrës  duke bërë disa here gjestin e shëmtuar të ‘çadrës’ në drejtim të tribunës kundërshtare duke ndezur akoma më shumë klimën armiqësore.
Gjesti i Mbappe dhe ‘arratisja’ nga fusha. Në kampin tjetër, temë diskutimi u bë sjellja e Kylian Mbappe. Frustrimi i sulmuesit të Realit të Madridit shpërtheu gjatë ceremonisë së dhënies së medaljes dhe trofeut; me të marrë medaljen e argjendtë iu drejtua shokëve të skuadrës duke bërë gjeste të dukshme që i ftonte ata të linin menjëherë fushën në mënyrë që të mos asistonin në festimet e rivalëve.

Joan Laporta: ‘Nuk dinë të humbasin’

‘El Clasico’ e Superkupës, tensionet dhe gjestet e

Ky episod me protagonist Mbappe nuk i shpëtoi presidentit të Barcelonës, Joan Laporta i cili e dënoi sjelljen e sulmuesit francez të Realit të Madridit. ‘Më habiti ajo që bëri Mbappe-tha Laporta-në sport duhet të jesh bujar si në fitore ashtu edhe në humbje. Ne kur kemi fituar e kemi respektuar kundërshtarin. Nuk mund të kuptoj një sjellje të tillë.

Imagjinonin se kishin më shumë mundësi për të fituar, por këtë mund ta konstatonin në fushën e lojës dhe nuk është kështu dhe kjo i zemëroi. Reagimi i tyre vjen nga frustrimi se panë realitetin-tha Laporta.

 

tensionet dhe gjestet e shëmtuara

Lini një Përgjigje