
Barcelona ka fituar trofeun e Superkupës së Spanjës, pas arriti të merrte një fitore me rezultatin 3-2 ndaj rivalëve të përjetshëm Real Madridit, mbrëmjen e sotme.
Pjesa e parë pati katër gola. Barcelona kaloi e para në avantazh në minutën e 36-të, kur Raphinha realizoi një gol të bukur individual, duke kaluar me shpejtësi mbrojtjen madrilene dhe duke goditur saktë nga buza e zonës në këndin e poshtëm të portës, pa i lënë asnjë shans Courtois.
???? RAPHINHA SCORES! 1️⃣-0 Barcelona vs Real Madrid!! ????????
— Football Scope X (@FootScopeX) January 11, 2026
Real Madrid’s defense is absolutely CHAOTIC! ????????#Raphinha #Barcelona #ElClasico
pic.twitter.com/nwtacy88jw
Reagimi i Real Madridit erdhi në shtesën e pjesës së parë. Në minutën 45+2, Vinicius Junior barazoi shifrat me një aksion individual të shkëlqyer, duke finalizuar me qetësi nga brenda zonës për rezultatin 1-1.
Vinicius sent the Barcelona defence to retirementpic.twitter.com/SWA9YfLauk
— Troll Football Media (@TrollFootball2) January 11, 2026
Vetëm dy minuta më pas, Barcelona riktheu epërsinë. Pedri shërbeu bukur për Robert Lewandowski-n, i cili me një goditje teknike e çoi topin në rrjetë, duke vendosur rezultatin 2-1 në minutën 45+4.
Por drama nuk kishte mbaruar ende. Në minutën 45+7, Gonzalo Garcia përfitoi nga një top i mbetur në zonë dhe lëshoi një goditje spektakolare, e cila u ndal vetëm nga traversa dhe përfundoi në rrjetë, duke barazuar gjithçka në 2-2 dhe duke mbyllur një pjesë të parë elektrizuese.
Pjesën e dytë të dyja skuadrat do të ishin më të kujdeshme për të mos toleruar gabime që mund t’iu kushtonin në fund.
Por në minutën e 73’-të, Dani Olmo do t’i pasonte një top Raphinhas, i cili do ta gjuante drejt portës dhe një devijim i nga mbrojtja do ta dërgonte topin në rrjetë, duke vulosur shifrat 3-2.
YESSSSS BARCELONA TAKES THE LEAD AGAIN ❤️????#ElClasico #Supercopa pic.twitter.com/OwlGSenBPL
— Maverick FC (@MaverickFC_) January 11, 2026
Pjesa e mbetur e lojë nuk do të rezervonte surpriza, por nervozizëm, i cili do të kulmonte në minutën e 90’-të, kur De Jong do të nxirrej jashtë me të kuqe, duke lënë Barçën me 10 lojtarë.
Lini një Përgjigje