TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Janar 2026, 20:58

Superkupa e Spanjës/ El Clásico dhuron një pjesë të parë magjike, katër gola dhe lojë fantastike; gjithçka e barabartë!

Shkruar nga Pamfleti

Superkupa e Spanjës/ El Clásico dhuron një pjesë të

Ka përfunduar pjesa e parë e finales së Superkupës së Spanjës mes Barcelonës dhe Real Madridit, me rezultatin 2-2, pas një fraksioni loje të çmendur dhe plot emocione. Katër gola u shënuan brenda 45 minutave, duke konfirmuar edhe një herë pse El Clásico mbetet ndeshja më e zjarrtë e futbollit spanjoll.

Barcelona kaloi e para në avantazh në minutën e 36-të, kur Raphinha realizoi një gol të bukur individual, duke kaluar me shpejtësi mbrojtjen madrilene dhe duke goditur saktë nga buza e zonës në këndin e poshtëm të portës, pa i lënë asnjë shans Courtois.

Reagimi i Real Madridit erdhi në shtesën e pjesës së parë. Në minutën 45+2, Vinicius Junior barazoi shifrat me një aksion individual të shkëlqyer, duke finalizuar me qetësi nga brenda zonës për rezultatin 1-1.

Vetëm dy minuta më pas, Barcelona riktheu epërsinë. Pedri shërbeu bukur për Robert Lewandowski-n, i cili me një goditje teknike e çoi topin në rrjetë, duke vendosur rezultatin 2-1 në minutën 45+4.

Por drama nuk kishte mbaruar ende. Në minutën 45+7, Gonzalo Garcia përfitoi nga një top i mbetur në zonë dhe lëshoi një goditje spektakolare, e cila u ndal vetëm nga traversa dhe përfundoi në rrjetë, duke barazuar gjithçka në 2-2 dhe duke mbyllur një pjesë të parë elektrizuese.

Gjithçka mbetet e hapur për pjesën e dytë, në një finale që po justifikon pritshmëritë me ritëm të lartë, gola dhe emocione pa fund.

spanja barca real

Lini një Përgjigje