
Napoli triumfoi me rezultatin 2-0 në kampionat përballë Atalantës, në duelin ku protagonist u bë dhe ish-mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Amir Rrahmani, që shënoi golin e dytë për napoletanët në minutën e 77, duke fituar kështu derbin me Berat Gjimshitin, që për fat të keq, la fushën e lojës i dëmtuar në minutën e 44.
Kapiteni i Kosovës, ishte një nga më të mirët në fushë për Napolin, teksa u vlerësua me notën 7.9 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofascore”. Ndërkohë paraqitje pozitive edhe për Gjimshitin, edhe pse qendroi vetëm një pjesë në fushën e lojës, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare u vlerësua me notën 7 nga “Sofascore”.
Rrahmani fitoi 7 nga 10 duelet me kundërshtarët, si dhe spastroi 5 herë zonën. Ndërkohë në krahun tjetër, Gjimshiti, ndërpreu 3 aksione, fitoi 2 nga 4 duelet si dhe spastroi 2 herë zonën.

Lini një Përgjigje