
Gara për titullin kampion në Angli është më e hapur se asnjëherë më parë. Mançester Siti triumfoi 0-1 në fushën e Kristal Palas.
Ekipi i Guardiolës vuajti shumë, dhe gjeti golin e vetëm të ndeshjes 15 minuta nga fundi. U desh një penallti në minutën e 78 për të zhbllokuar sfidën. Pas një fillimi të shpejtë të lojës nga këndorja, Gyndogan fitoi 11-metërsh përballë Olise që u kthye më pas në gol nga i përhershmi, Erling Haland.
Vazhdon ecuria e frikshme e sulmuesit norvegjez në këtë sezon të Premier Ligë. Ish-ylli i Dortmundit ka shënuar deri më tani 28 gola dhe ka dhënë në total pesë asiste.
Ekipi i Guardiolës kthehet me tre pikë në shtëpi dhe vazhdon sërish garën për titullin kampion, teksa është dy pikë pas Arsenalit që kanë një ndeshje për të luajtur nesër ndaj Fulham në transfertë në orën 15:00.
Lini një Përgjigje