
Bajerni i Mynihut ka marrë fitoren e radhës në kampionat, pasi mposhtën 5-3 Augsburgun.
Mërgim Berisha ndëshkoi kampionët e Gjermanisë që në minutën e 3. Golit të lojtarit me origjinë shqiptare iu përgjigj Kançelo në minutën e 15.
Brenda pjesës së parë Pavard shpërtheu me dopietën e tij, ndërsa në minutën e 45 rrugën e rrjetës e gjeti edhe Sane.
Në minutën e 60, Mërgim Berisha realizoi sërish për Augsburgun, por që nuk mjaftoi për të marrë qoftë një pikë nga kjo ndeshje, pasi Devis vrau përfundimisht shpresat e tyre. Në limite, rrjetën e “tundi” edhe Kardona.
24-vjeçari është një makth i vërtetë për Bajernin, duke parë se ka shënuar kundër bavarezëve në të katër përballjet që ka luajtur kundër tyre.
Me këtë fitore, Bajerni kryeson kampionatin me 3 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt.
Lini një Përgjigje