TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Mars 2023, 16:49

Policia arreston ish-trajnerin, 75-vjeçari tentoi t’i vendoste flakën Federatës Italiane të Futbollit

Shkruar nga Pamfleti

Policia arreston ish-trajnerin, 75-vjeçari tentoi t’i vendoste

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në Romë, pranë selisë së Federatës Italiane të Futbollit, me një ish-trajner të futbollit amator që donte t’i vinte flakën selisë.

75-vjeçari, Xhovani Formikola u shfaq me një bidon me benzinë dhe me një çakmak, duke kërcënuar se do t’i vinte flakën, por forcat private të sigurisë arritën ta bllokonin menjëherë.

Më pas ishte ndërhyrja e karabinierëve të cilët e arrestuan 75-vjeçarin dhe më pas e larguan nga vendngjarja.

Sipas “La Repubblica”, Formikola po protestonte për të rimarrë paratë që sipas tij Federata nuk ja kishte dhënë kurrë.

xhovani formikola ish-trajneri federata italiane e futbollit

Lini një Përgjigje