
Përfundojnë 2 ndeshjet që mbyllin javën e 25 të Abissnet Superiore. Pas dy humbjeve radhazi, përfshirë edhe derbin me Partizanin, Tirana është rikthyer përsëri te fitorja, pasi ka mundur në shtëpi Laçin me rezultatin 3-2.
Bardheblutë zgjidhën ndeshjen që në pjesën e parë. Dopieta e Hasanit vendosi sfidën në shinat e duhura, ndërsa goli i Lulaj bëri që ndeshja më pas mos të kishte më histori. Në pjesën e dytë, Guindo dhe Ujka krijuan iluzione për kurbinasit, por vetëm kaq, asgjë më shumë.
Me këtë fitore, Tirana kryeson kampionatin me 43 pikë, ndërsa Laçi renditet në vendin e 8 me 30 pikë.
Ndeshja tjetër, ajo mes Vllaznisë dhe Partizanit e luajtur në “Loro Boriçi” është mbyllur në barazim 1-1. Da Silva zhbllokoi shifrat për të kuqtë që në minutën e 3, por 6 minuta më vonë Balaj realizoi me penallti.
Me këtë barazim, Partizani renditet në vendin e 2 me 41 pikë, 2 pikë larg kreut që mbahet nga Tirana.
Lini një Përgjigje