TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Qershor 2026, 19:35

Ronaldo kryeson me rekordin historik, kush është shqiptari që qëndron në krah të gjigandëve në Kupën e Botës

Shkruar nga Pamfleti
Ronaldo kryeson me rekordin historik, kush është shqiptari që
Kristiano Ronaldo

Të realizosh një gol në një Kampionat Evropian apo në një Kupë Bote mbetet një nga arritjet më të mëdha në karrierën e çdo futbollisti. Megjithatë, të shënosh në disa turne madhorë radhazi është një sukses që i përket vetëm lojtarëve të nivelit më të lartë.

Sipas statistikave të publikuara së fundmi, kristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë histori në futbollin botëror. Sulmuesi portugez mban rekordin absolut, duke shënuar në 11 turne të ndryshëm të Europianëve dhe Botërorëve, një arritje e paprecedentë që e vendos shumë përpara rivalëve të tij.

Në këtë klasifikim elitar spikat edhe emri i Xherdan Shaqirit. Futbollisti me origjinë nga Gjilani ka realizuar gola në gjashtë turne të ndryshëm madhorë, duke u renditur mes lojtarëve më të suksesshëm evropianë në këtë statistikë.

Edhe pse ka përfaqësuar kombëtaren e Zvicrës në arenën ndërkombëtare, Shaqiri ka lënë gjurmë të rëndësishme në futbollin evropian dhe botëror. Me gjashtë turne ku ka shënuar, ai ndan vendin në këtë renditje me dy emra të mëdhenj të futbollit gjerman, Jyrgen Klinsman dhe Miroslav Klose, rekordmeni i golave në historinë e Kupave të Botës.

Ronaldo kryeson me rekordin historik, kush është shqiptari që

Një tjetër element që bie në sy është diferenca e madhe mes Ronaldos dhe ndjekësve të tij. Në renditje nuk ka lojtarë me 10, 9, 8 apo 7 turne të ndryshëm me gola, çka dëshmon dominimin e jashtëzakonshëm të portugezit në arenën ndërkombëtare.

Klasifikimi i lojtarëve evropianë që kanë shënuar në më shumë turne të ndryshëm të Europianëve dhe Kampionateve Botërorë:

11 turne – Kristiano Ronaldo (Portugali)

6 turne – Xherdan Shaqiri (Zvicër), Jyrgen Klinsman (Gjermani), Miroslav Klose (Gjermani)

Prania e Shaqirit në këtë listë prestigjioze përbën një arritje të veçantë dhe një dëshmi të vazhdimësisë së tij në skenën më të lartë të futbollit ndërkombëtar. Emri i tij mbetet tashmë pjesë e historisë së futbollit evropian dhe botëror.

kristiano ronaldo sulmuesi portugez xherdan shaqiri

Lini një Përgjigje