
Pablo Sarabia rikthehet në kombëtaren e Spanjës pas më shumë së një viti e gjysmë mungesë. Lojtari i Ullvërhempton, në Premier Ligën angleze, nuk e vishte fanelën e ekipit të tij kombëtar që nga Botërori “Katar 2022”.
Në një konferencë për shtyp, pas përfundimit të seancës stërvitore që Spanja po zhvillon në kuadër të ndeshjeve miqësore të muajt mars, ish-sulmuesi i PSG është pyetur, nëse e shikon kombëtaren e tij si favorite me grupin që i ka rënë në “EURO 2024”, në të cilin ndodhet edhe Shqipëria.
“Këto lloj emërtimesh nuk të ndihmojnë, në fakt ato vetëm sa përfundojnë duke të dobësuar. Ne duhet të përqendrohemi gjithmonë te ndeshja e radhës. Do të luajmë me shtete të ndryshme, dhe kjo gjë na motivon shumë”.
Me pak fjalë, Sarabia nuk nënvlerëson asnjë kundërshtarë, qoftë Italinë, Kroacinë apo Shqipërinë. Megjithatë ka edhe 3 muaj që të fillojë kompeticioni dhe ne nuk na mbetet vetëm të presim për të marrë vesh se kush do ta kryesojë grupin më të fortë të Europianit.
Lini një Përgjigje