TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Mars 2024, 17:00

Vera pritet ta gjejë sulmuesin shqiptar larg Rumanisë, skuadra e Rapidit i kërkon Benfikës 8 mln euro për ta lënë të lirë

Shkruar nga Pamfleti

Vera pritet ta gjejë sulmuesin shqiptar larg Rumanisë, skuadra e

Vera pritet ta gjejë Albion Rrahmanin larg Rumanisë. Sulmuesi shqiptar po shkëlqen me Rapidin e Bukureshtit, ku renditet i dyti në listën e golashënuesëve më të mirë.

Lojtari nga Kosova ka shënuar 14 gola në këtë sezon të kampionatit rumun, duke tërhequr vëmendjen e klubeve të huaja.

Në Rumani raportojnë se Benfika kërkon të transferojë Albion Rrahmanin. “Prosport” bën me dije se Rapidi i Bukureshtit i ka caktuar çmimin kartonit të sulmuesit shqiptar.

Klubi rumun nuk heq dorë nga 23-vjeçari për më pak se 8 milionë euro. Kujtojmë se Rapidi e transferoi Rrahmanin në fillim të këtij sezoni për 600 mijë euro nga skuadra kosovare e Ballkanit.

albion rrahmani sulmuesi shqiptar benfika rapidi i bukureshtit

Lini një Përgjigje