TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Mars 2024, 16:15

Akuzat për racizëm i kushtojnë shtrenjtë Açerbit, mbrojtësi i Interit përjashtohet nga kombëtarja e Italisë

Shkruar nga Pamfleti

Akuzat për racizëm i kushtojnë shtrenjtë Açerbit,

Akuzat për racizëm i kanë kushtuar Françesko Açerbit përjashtimin nga Kombëtarja italiane. Mbrojtësi i Interit akuzohet se ofendoi Juan Jezus gjatë ndeshjes që zikaltërit barazuan me Napolin.

Pasi u paraqit në grumbullimin e përfaqësueses, Açerbi i tregoi trajnerit Spaleti dhe shokëve të ekipit versionin e tij të ngjarjes. Edhe pse mbrojtësi këmbënguli se në fjalët e tij nuk kishte qëllim “denigrues apo racist”, Spaleti vendosi ta heqë nga lista për miqësoret në Shtetet e Bashkuara.

Federata sqaroi se vendimi u mor në pritje të “rindërtimit të ngjarjeve, për të respektuar autonominë e drejtësisë sportive” dhe mbi të gjitha “për të garantuar qetësinë e nevojshme në përfaqësuese dhe të vetë futbollistit”.

françesko açerbi mbrojtësi i interit

Lini një Përgjigje