
Kombëtarja kuqezi ka zhvilluar sot stërvitjen e parë të mirëfilltë nën urdhrat e trajnerit Silvinjo. Djemtë e kombëtares kanë nisur grumbullimin që të dielën pasdite, por sot ishte seanca e parë e mirëfilltë stërvitore me pjesën më të madhe të grupit të pranishme.
Në stërvitjen e sotme mungonin vetëm Qazim Laçi dhe Naser Aliji, të cilët kanë qenë të impenjuar me skuadrat përkatëse dhe do të udhëtojnë sonte drejt vendit tonë për të qenë nesër nën urdhrat e Silvinjos.
Një nga të fundit që ka mbërritur sot, ishte Nedim Bajrami, i cili sapo mbërriti nga aeroporti në “Shtëpinë e Futbollit”, ku zhvillohej stërvitja, u ndërrua dhe hyri menjëherë në fushë për t’iu bashkuar pjesës tjetër të ekipit. Ndërkohë, Arbër Hoxha, emri i ri në këtë grumbullim, u stërvit i diferencuar me përgatitësit atletikë, për shkak të ngarkesave fizike që ka marrë gjatë javës së fundit me Dinamo Zagreb duke luajtur në dy kompeticione.
Lini një Përgjigje