TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Mars 2024, 21:53

Sulmuesi shqiptar futet nga stoli dhe bën protagonistin, gol dhe asist në superligën turke (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Sulmuesi shqiptar futet nga stoli dhe bën protagonistin, gol dhe asist

Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Altin Zeqiri, po kalon një moment mjaft të mirë në elitën e futbollit turk, me fanelën e Rizesporit. 23-vjeçari u bë protagonist me gol dhe asist në triumfin 3-1 që skuadra e tij arriti në shtëpi ndaj Gaziantep.  
 
Zeqiri e nisi duelin nga stoli, teksa u aktivizua në minutën e 46, në vendin e Gustavo Sauer.  Në minutën e 84, ai asistoi për golin e dytë të shënuar nga Olauojin, ndërkohë që në minutën e 97, arriti të gjente edhe vetë rrugën e rrjetës duke “vulosur” shifrat në 3-1.  

Ky ishte goli i tretë në kampionat për Zeqirin, i cili gjithashtu ka arritur të regjistrojë edhe 3 asist në 28 ndeshje që është aktivizuar.

altin zeqiri sulmuesi shqiptar i kosovës rizespor

Lini një Përgjigje