TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Mars 2024, 23:12

Champions “deh” Atletikon, Barça i jep leksion madrilenëve; Levandovski shkëlqen me supergol dhe 2 asist

Shkruar nga Pamfleti

Champions “deh” Atletikon, Barça i jep leksion

Barcelona ka mposhtur Atletikon e Madridit 0-3 në shtëpinë e këtyre të fundit. Lojtari i ndeshjes ishte padyshim Robert Levandvski që shkëlqeu me golin e dytë të sfidës dhe dy asistë të dhuruar.

Katalanasit realizuan me Zhoao Feliks në pjesën e parë, duke shkuar kështu në avantazh në dhomat e zhveshjes. Në pjesën e dytë, Levandovski thjeshtoi në maksimum gjërat për skuadrën e Çavit. Nuk mungoi një gol i Lopez, në minutën e 65.

Me këtë rezultat, “Los Colchoneros” renditen në vendin e pestë me 55 pikë, duke u larguar kështu nga zona Champions pas fitores së Bilbaos. Barcelona e vendit të dytë ka 64 pikë dhe shpreson që të ngushtojë diferencën me Realin kryesues, për t’i dhënë kuptim kampionatit deri në fund. 

atletiko madrid barcelona la liga

Lini një Përgjigje