
Napoli ka shmangur disfatën në “San Siro”, teksa ka barazuar 1-1 me Interin. Portieri i kampionëve të Italisë u shfaq protagonist në minutën e 13. Meret i mohoi golin Darmianit, më pas Lautaros, përpara se Barela të katranoste gjithçka.
Zikaltërit kaluan në avantazh në fundin e pjesës së parë. Një top tokazi i Bastonit rezultoi si një penallti në lëvizje për Darmian, i cili me të majtën ia doli të realizojë.
Dimarko vendosi në provë Meret në fillimin e pjesës së dytë, por e menjëhershme ishtë përgjigja e “gardianit”. Ekipi i Inzagit flirtoi me golin e dytë, Zhesus devijoi një top të Barelës që ishte nisur për të shkuar drejt portës. Ishte pikërisht Huan Zhesus që vendosi ekuilibrat në minutën e 80, duke ndezur festën te tifozeria mike.
Zikaltërit numëronin 10 fitore radhazi në kampionatin italian, ndërsa ndalesa erdhi pikërisht nga Napoli që është kampioni në fuqi. Dhe pse nuk ia dolën të fitojnë në “San Siro”, diferenca e Interit nga Milani i vendit të dytë është 14 pikë.
Ndikimi i Champions League nuk mund të mohohet, megjithatë rrugëtimi drejt titullit kampion duket i sigurt. Napoli në anën tjetër mban vendin e 7. 2 pikë më shumë numëron Atalanta që ndodhet në zonën e Ligës së Konferencës, por ka 1 ndeshje më shumë për të luajtur.
Lini një Përgjigje