TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Mars 2024, 14:38

“Gjejeni pak kush e kapi 'prime'-n sot”, çunat e Kombëtares realizojnë trendin e fundit të rrjeteve sociale (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Gjejeni pak kush e kapi 'prime'-n sot”, çunat e

Kombëtarja “Kuq e Zi” ka nisur grumbullimin që të dielën, ndërsa pjesë më e madhe iu bashkua grupit të hënën dhe të ditën e sotme (19 mars) zbarkuan në Tiranë dhe dy të fundit, Naser Aliji dhe Qazim Laçi.

Ashtu si gjatë të gjithë eliminatoreve, atmosfera brenda kampit vazhdon të jetë fantastike.

Së fundmi në rrjetet sociale, Federata ka shpërndarë një video ku shihen tre yjet e kombëtares, Nedim Bajrami, Taulant Seferi dhe Ylber Ramadani të cilët realizojnë trendin e fundit, “O i lumi une”, që është realizuar edhe nga Ledion Liço dhe ish-banorët e BBV në prime-n e fundit.

Siç shihet në video, disa nga futbollistët nuk hezitojnë të kërcejnë. “Gjejeni pak kush e kapi Prime-n sot”- shkruan Federata Shqiptare e Futbollit në përshkrimin e videos.

Kliko për të parë videon:

Lini një Përgjigje