TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Mars 2024, 16:37

Panik në mes të ndeshjes, tenisti humbet ndjenjat dhe bie në tokë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Panik në mes të ndeshjes, tenisti humbet ndjenjat dhe bie në

Tenisti francez, Artur Kazauks u detyrua të tërhiqej nga përballja me Harold Majot, pasi gjatë setit të tretë humbi ndjenjat.

Teksa ishte duke u përgatitur për të pritur shërbimin e kundërshtarit, Kazauks ra pa ndjenja në tokë duke shkaktuar panik te të pranishmit, raportojnë mediat e huaja.

Menjëherë ndërhynë mjekët, ndërsa arbitri lajmëroi fundin e sfidës duke i dhënë fitoren Majot.

Besohet se një nga shkaqet kryesorë që francezi humbi ndjenjat të jenë edhe temperaturat e larta në Miami, teksa në momentin që po zhvillohej ndeshja, termometri shënonte 31 gradë celcius.

artur kazauks trajneri francez

Lini një Përgjigje