TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Mars 2024, 17:26

“Padrejtësi dhe neglizhencë”, grupimi ‘Ilyrian Elite’ hyn me forcë në “Shtëpinë e Futbollit”: Ku janë biletat tona?! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Padrejtësi dhe neglizhencë”, grupimi ‘Ilyrian

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në stërvitjen e pasdites së Kombëtares shqiptare. Grupimi i tifozëve “Illyrian Elite” ka shkaktuar një situatë të veçantë, teksa ka hyrë me forcë në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Ata kanë shpalosur një parullë që i kushtohej FSHF-së. “Padrejtësi dhe neglizhencë, ku janë biletat tona”, shkruhej në këtë mesazh të shpalosur nga ky grupim në tribunat e një prej stadiumeve të kompleksit.

Më pas, ata kanë ndezur flakadanë dhe kanë nisur koret e tyre të pashqetësuar, teksa në fushën tjetër vazhdonte stërvitja e Kombëtares nën urdhrat e trajnerit Silvinjo.

tifogrupi "illyrian elite" kombëtarja shqiptare

Lini një Përgjigje