TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Shtator 2023, 22:11

Rikthehet baraspesha, Nedim Bajrami shtang çekët me një supergol (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Rikthehet baraspesha, Nedim Bajrami shtang çekët me një

Rikthehet baraspesha në “Fortuna Arena”. Nedim Bajrami realizoi një supergol në minutën e 65.Bajrami lëshoi në goditje spektakolare nga jashtë zonës.


Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura.

Në minutën e 11, vendasit rrezikuan shumë me Pavlenkan, i cili pasoi brenda zonës dhe Asani me Cikalleshin vrapuan për t’i marrë topin mbrojtësit, por pa ia dalë.


8 minuta më vonë çekët pretenduan për një penallto, por gjyqtari pa qartë shtrirjen në tokë të kundërshtarit.


Në minutën e 25, Kuçta goditi me kokë brenda zonës, por Berisha devijoi topin në këndore. 2 minuta më vonë, Asani pati mundësinë e arë, por gjithçka u anulua për pozicion jashtë loje.


Në minutën e 28, Shqipëria rrezikoi sërish, Asani nxori bosh Cikalleshin, i cili nuk arriti të shkonte te topi.


Në minutën e 42, çekët patën rastin e artë, por Hysaj shpëtoi Shqipërinë.


Çekia ndëshkon Shqipërinë në minutën e 57. Krejçi i shpëtoi pozicionit jashtë loje dhe mposhti Berishën. Fillimisht goli u anulua për pozicion jashtë loje nga gjyqtari anësor, por më pas VAR-i i dha avantazhin vendasve.

çekia shqipëria kualifikueset e \\

Lini një Përgjigje