
Rei Manaj mungoi sot për të dytën ndeshjen radhazi te Sharjah FC. Sulmuesi i Kombëtares nuk ishte as në stol në transfertën e Al Dhafrës. Një takim që kishte vlerë për javën e 14 të kampionatit në Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe u mbyll me fitoren 0-2 të Sharjah FC.
Manaj duket se e ka ndarë mendjen për t’u larguar përfundimisht. Dëshira e tij mbetet rikthimi te Sivaspori në Turqi, edhe pse u raportua se destinacioni i ri do të jetë Kina.
28-vjeçari i ka kërkuar 2 kushte tifozit për t’u rikthyer në klubin e Superligës turke.
E para ka të bëjë me pritjen në aeroport nga 2000 mijë persona dhe tjetra, riorganizimi te Sivaspori, me qëllim ngjitjen në elitë. Sakrificat e Manajt për rikthim flasin shumë, i gatshëm të heq dorë nga 3.9 milionë euro paga të prapambetura.
Interesant është fakti se Sivaspori mbetet i bllokuar nga FIFA. Zhbllokimi pritet nga dita e nesërme.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje