TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Janar 2026, 17:55

Incident i rëndë para ndeshjes së Champions League, plagosen 2 tifozë të Çelsit; Blutë e Londrës apel për “kujdes ekstrem”

Shkruar nga Pamfleti

Incident i rëndë para ndeshjes së Champions League, plagosen 2

Dy tifozë të Çelsit janë dërguar në spital, pas një sulmi të raportuar para ndeshjes ndaj Napolit e vlefshem për Ligën e Kampionëve.

Blutë e Londrës përballen me kampionët e Italisë të në raundin e fundit të ndeshjes se fundit të fazes së Ligës.

Një fitore do ta çonte ekipin anglez direkt në fazën e 1/16, duke shmangur  ndeshjet “play-off” në shkurt.

Nga ana tjetër, Napoli i drejtuar nga Antonio Konte, janë çuditërisht në vendin e 25 në renditje, me synimin për të siguruar një vend në “play-off”.

Përpara ndeshjeve, është raportuar se dy tifozët e Çelsit janë “sulmuar me thukë” në Napoli. Çelsi publikoi një lajm në rrjetet sociale, duke kërkuar 'kujdes të madh' për ata tifozë që ndodhen në qytetin italian.

Klubi është në dijeni të incidentit që ndodhi të martën në mbrëmje në Napoli-lexohet në një komunikatë të Çelsit-dy tifozë u dërguan në spital, pasi kishin marrë plagë jo të rënda. Klubi dëshiron t’iu kujtojë të gjithë tifozëve që të bëjnë kujdesin maksimal gjatë qendrimit në qytet dhe të ndjekin rekomandimet e bëra në kuadër të kësaj ndeshjeje’.

Në komunikatën e klubit nënvizohet se dy tifozët janë jashtë rrezikut për jetën, por ende nuk ka ndonjë konfirmim apo dinamikë të asaj që ndodhi. Në Napoli do të jenë rreth 2500 tifozë të Çelsit dhe klubi iu kujtoi rekomandimet për transfertat; të mos shëtisin në qytet dhe të evitojnë mbajtjen e ngjyrave apo emblemës së klubit që i identifikojnë si tifozë të Çelsit.

Tifozët e Bluve janë ftuar të grumbullohen në zonat e përcaktuara për të arritur në stadium me një autobus nën shoqërimin e policisë.

tifozët e çelsit ndeshja e ligës së kampioneve

Lini një Përgjigje