TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Janar 2026, 17:08

U rikthye në lojtarin më në formë te Leçe, numërohen ditët e fundit të Medon Berishës për rikthimin në Serinë A

Shkruar nga Pamfleti

U rikthye në lojtarin më në formë te Leçe,

Medon Berisha u kthye në lojtarin më në formë të Leçes gjatë pjesës së parë të sezonit. Pas një periudhe shumë të mirë, dëmtimi ndaj Pizës më 12 dhjetor ka bërë që të humbasë plot shtatë ndeshje të kampionatit.

Berisha mund të kthehet në fushë, që në sfidën e radhës të Serisë A. Takim që do e vendosë përballë Torinos, më 1 shkurt.

Në shtatë ndeshjet ku Berisha ka munguar, Leçe numëron pesë humbje dhe dy barazime. Nga vendi i 14-të në Serinë A, tashmë e sheh veten vetëm 1 pikë larg zonës së ftohtë.

Ylber Ramadani është një tjetër titullar i padiskutueshëm te Leçe. Ky i fundit bie në sy për kilometrat e përshkuara si askush tjetër.

 

medon berisha mesfushori shqiptar leçe

Lini një Përgjigje