TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Janar 2026, 15:16

Gjermania nuk po e llogarit, Brajan Gruda: Është një ëndërr

Shkruar nga Pamfleti

Gjermania nuk po e llogarit, Brajan Gruda: Është një

Brajan Gruda po jep maksimumin te Brajton, ndërsa ëndrra e tij mbetet që të jetë pjesë e Gjermanisë në Botëror. 21-vjeçari me origjinë shqiptare konfirmoi se nuk ka pasur kontakte deri tani me trajnerin Julian Nagelsman.

Deri tani nuk kemi pasur asnjë kontakt. Performanca duhet të jetë në nivelin e duhur dhe unë përpiqem të jap 100%. Sigurisht që është një ëndërr.

Do të gënjeja po të thosha se nuk është një ëndërr. Kush nuk dëshiron të luajë në Kupën e Botës? Prandaj po jap maksimumin dhe po shoh se çfarë do të ndodhë”, u shpreh Gruda për “Sky Sport”.

Shqipëria mbetet po ashtu opsion për sulmuesin e krahut të djathtë. 21-vjeçari qendron në pritje të Gjermanisë ku ka luajtur deri me ekipin U-21.

brajan gruda sulmueesi shqiptar brajton gjermania

Lini një Përgjigje