TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Janar 2026, 20:55

Ish-mbrojtësi nuk kursehet ndaj Armando Brojës: Bërnli do të shënonte gola, nëse ai do të ishte në stol

Shkruar nga Pamfleti

Ish-mbrojtësi nuk kursehet ndaj Armando Brojës: Bërnli do të

Edhe pse po aktivizohet rregullisht si titullar te Bërnli, sulmuesi i Shqipërisë Armando Broja, e ka humbur “busullën” në shënimin e golave apo kontributi në fazën ofensive.

Rasti i “artë” për gol kundër Totenhemit ishte precedenti “fatal” që jep shkas për nxitjen e kritikave ndaj 24-vjeçarit. Ish-mbrojtësi uellsian Eshli Uilliams, teksa ka luajtur me Suonsi, Everton apo Stok Siti, është treguar i ashpër në “dozat” e përdorura karshi shqiptarit.

Nëse nuk do ishte Armando Broja në fazën ofensive ndaj Totenhemit, kam besim se sulmuesit e tjerë të Bërnlit do kishin shënuar”, argumentoi shkurtimisht Uillimas.

Sipas “Flashcore”, Broja mori notën më të dobët në sfidën Bërnli-Totenhem (2-2), 5.6. Është e pakuptimtë ulja e rendimentit nga sulmuesi i Shqipëisë, ndonëse nuk ka asnjë shqetësim fizik.

 

armando broja sulmuesi shqiptar

Lini një Përgjigje