TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Janar 2026, 21:20

Aksidentohen me makinë 2 futbollistët e Totenhemit, shpëtojnë pa dëmtime të rënda

Shkruar nga Pamfleti

Aksidentohen me makinë 2 futbollistët e Totenhemit,

Randal Kolo Muani dhe Uillson Odobert, dy futbollistët e Totenhemit përjetuan momente frike gjatë kësaj të marte. Të dy sulmuesit francezë u përfshinë në një aksident rrugor imazhet e të cilit u publikuan në rrjetet sociale, imazhe ku dukej dëmi i pësuar nga Ferrari me të cilin po udhëtonin futbollistët pas aksidentit.

Për fat të mirë Kolo Muani dhe Odobert e kaluan pa pasoja këtë aksident dhe janë mirë.

Aksidenti ndodhi një ditë përpara ndeshjes së Ligës së Kampioneve që Totenhemi do ta luajë ndaj Eintrahtit në Frankfurt. Vetë Tomas Frank në konferencën për shtyp, konfirmoi se futbollistët janë mirë dhe se shkaku i incidentit ishte çarja e gomës së makinës.

Totenhemi renditet në vendin e 5 në klasifikimin e Fazës së Ligës në Champions pas 7 raundeve të parë me 14 pikë me skuadrën londineze që ka shanse për të qenë në “Top-8” dhe si pasojë të kualifikohet direkt për në fazën e 1/8 të finaleve.

 

kolo muani odobert uillson totenhem

Lini një Përgjigje