
Tetë tifozë të PAOK-ut të Selanikut ndërruan jetë ditën e djeshme në një aksident tragjik në Rumani, teksa po shkonin të ndiqnin ndeshjen e Ligës së Europës kundër Lionit, që do të luhet ditën e nesërme.
Në dyqanin zyrtar të klubit në Selanik, janë fotografuar tetë fanela me emrat e viktimave dhe me numrin 12-të mbi shpinë.
Tifozët për çdo klub cilësohen si 'lojtari i 12-të', ndaj PAOK-u ka zgjedhur këtë mënyrë homazhi.

Kujtojmë se dhjetë tifozë të PAOK-ut u përfshinë në një aksident automobilistik në Rumani, me furgonin e tyre që u përplas "kokë më kokë" me një kamion. Gjashtë tifozë ndërruan jetë në vend, ndërsa një tjetër rrugës për në spital. Njëri prej tyre ishte shqiptari Vasil Pilo. Ndërkohë tre të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën, mes tyre edhe shqiptari tjetër, Genci Sadiku.
Ndërkohë, viktima tjetër ishte një tifoz i PAOK-ut në Larissa, i cili pasi mësoi lajmin humbi jetën nga hidhërimi pasi kishte probleme me zemrën.
Por çfarë ndodhi? Sipas raportimeve nga policia rumune, shkaku i aksidentit lidhet me një parakalim të gabuar nga ana e shoferit të minbusit, me të cilin po udhëtonin tifozët grekë. Më tej thuhet se përplasja ishte aq e fortë sa shkaktoi vdekjen e menjëhershme të të paktën tetë tifozëve, përfshirë dhe shoferin.
Lini një Përgjigje