TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Janar 2026, 16:22

“Lutjet tona shkojnë për familjarët e Vasilit dhe gjithë futbollin grek”, Armand Duka: Tragjedi e rëndë, na la pa fjalë

Shkruar nga Pamfleti

“Lutjet tona shkojnë për familjarët e Vasilit dhe

Bota e futbollit u trondit dje në Europë, pasi shtatë tifozë të PAOK-ut ndërruan jetë. Ndër tifozët e përfshirë ishte edhe shqiptari i quajtur Vasil Palo, që kishte marrë rrugën nga Greqia për në Francë ku klubi grek përballet nesër me Olimpikun e Lionit në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Europës.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka reaguar në rrjetet sociale për ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku humbën jetën 7 tifozë të PAOK-ut. Kreu i FSHF-së mjaft i tronditur ka shpehur ngushëllimet për këtë tragjedi të rëndë.

Ata po udhëtonin drejt Francës për pasionin, dashurinë ndaj skuadrës së tyre të zemrës dhe futbollit.

Futbolli bashkon, por sot fatkeqësisht na bashkon dhimbja. Kjo është një tragjedi e rëndë dhe që na lë pa fjalë. E bëhet edhe më e trishtë kur mësuam se mes viktimave ishte edhe një tifoz shqiptar, Vasil Palo, të cilin do ta kujtojmë me respekt të veçantë.

Mendimet e lutjet tona sot janë me familjet e viktimave të aksidentit tragjik në Rumani, me familjen e Vasilit, me skuadrën e PAOK-ut dhe futbollin grek.

U prehshin në paqe!”, ka shkruar Duka.

armand duka presidenti i fshf tragjedia me tifozët e paok

Lini një Përgjigje