TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Maj 2026, 12:26

Real Madrid synon “goditjen e dyfishtë” nga Manchester City

Shkruar nga Pamfleti

Real Madrid synon “goditjen e dyfishtë” nga Manchester City

Përfaqësuesit e dy lojtarëve të Manchester Cityt po shqyrtojnë mundësinë e transferimit në “Santiago Bernabéu”, ndërsa ndryshimet e mundshme në pankinën madrilene mund të ndikojnë strategjinë e merkatos.

Real Madrid ka marrë një ofertë për të transferuar mbrojtësin e Manchester Cityt, Josko Gvardiol. Sipas medias spanjolle AS, përfaqësuesit e mbrojtësit kroat kanë kontaktuar klubin madrilen për të diskutuar një lëvizje të mundshme në të ardhmen.

Gvardiol, 24 vjeç, ka kontratë me Manchester City deri në verën e vitit 2028. Real Madridi kishte shfaqur interes të fortë për të në vitin 2023, por klubi anglez fitoi garën pasi pagoi rreth 90 milionë euro për transferimin e tij nga RB Leipzig.

Raporti thekson se aktualisht nuk ka përparim në bisedimet për rinovimin e kontratës së lojtarit me Cityn. Për këtë arsye, agjentët e tij po shqyrtojnë alternativa të mundshme, ndërsa Real Madridi konsiderohet një nga destinacionet e preferuara të futbollistit kroat.

Ndërkohë, edhe mesfushori Bernardo Silva i është propozuar klubit madrilen. Portugezi 31-vjeçar pritet të largohet nga Manchester City në fund të sezonit dhe thuhet se ka refuzuar një ofertë nga Barcelona.

Sipas të njëjtit burim, emërimi i mundshëm i Jose Mourinhos në stolin e Real Madridit mund të sjellë ndryshime të rëndësishme në strategjinë sportive dhe të transferimeve të klubit spanjoll.

 

real manchester city lojtaret

Lini një Përgjigje