
Shqipëria pret Andorrën në shtëpi, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Kuqezinjve nuk u lejohen hapat fals, pas disfatës së pësuar në Angli.
Trajneri Silvinjo ka bërë zgjedhjet e tij, duke provuar ndryshime të mëdha. Trajneri nuk ka ndryshuar prapavijën e kuqezinjve në krahasim me ndeshjen me Anglinë, por ka bërë një lëvizje në mesfushë, duke larguar Ramadanin për t’i bërë vend debutuesit Shehu.
Ndërkohë në sulm nuk është asnjë nga titullarët e ndeshjes me Anglinë, pasi në krahë janë Hoxha dhe Broja, me Manajn në qendër të sulmit.
Kjo sfidë do të gjykohet nga austriaku Sebastian Gishamer, teksa në fushë do të ndihmohet nga bashkëkombësit e tij, Roland Ridel, Santino Shreiner dhe Valter Altman, ndërsa në VAR do të jenë Manuel Shutengruber dhe Sara Telek.
Andorra është në të njëjtin vend në renditje si Shqipëria në Grupin K, pas disfatës 0-1 që mori nga Letonia.
Sfida do të startojë në orën 20:45 në "Arena Kombëtare".

Lini një Përgjigje