
Tomas Tuhel e ka nisur me shumë zhurmë aventurën e tij si trajner i kombëtares angleze. Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë, gjermani tha një fjali që nuk u prit mirë në ishull.
“Dukej sikur Anglia në Europian u përkujdes më shumë që të mos largohej e turpëruar sesa të shpallej kampion”, deklaroi Tuhel, duke iu referuar finales me Spanjën.
Kjo në media u cilësua si kritikë direkte ndaj ish-trajnerit të “Tre luanëve”, Garet Sauthgejt, i cili shpesh është ngacmuar për taktikat e tij mbrojtëse.
Legjenda e futbollit gjerman, Lotar Mateus, ka reaguar ashpër për bashkëkombësin e tij.
“Ajo deklaratë ishte e papërshtatshme për një trajner të këtye niveleve. Ai duhet të shohë gabimet e tij.
Nuk ka pse flet për trajnerët e mëparshëm. Duhet të tregojë me vepra se është më i mirë, kaq. Kjo, në fakt, është një sjellje tipike e Tuhel, sepse kështu ka vepruar edhe te Bajerni.
Kur punonte në Mynih, Tuhel hapi disa tema të cilat ishin të mbyllura. Ai thjesht i shtoi benzinë zjarrit dhe krijoi pakënaqësi me sjelljen, stilin e lojës dhe marrëdhëniet delikate që krijoi”.
Lini një Përgjigje