TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Mars 2025, 16:22

“Tani jemi ne që sulmojmë”, Gjimshiti para ndeshjes me Andorrën: Të tregohemi të kujdesshëm, vetëm kështu mund të fitojmë

Shkruar nga Pamfleti

“Tani jemi ne që sulmojmë”, Gjimshiti para ndeshjes me

Ndeshja me Anglinë është lënë pas dhe tani është radha e sfidës me Andorrën që duhet fituar me çdo kusht. Kapiteni Berat Gjimshiti tha në një intervistë për “TV Klan” se kësaj here është Shqipëria që duhet të gjejë hapësira për të shënuar.

Andorra është një ekip fizik që rri poshtë një ekipi që mbyllet shumë, do të jetë e vështirë që të gjesh hapësira. Duhet të kemi kujdes kundërsulmin e tyre dhe të jemi të zotë në fazën mbrojtëse dhe atë sulmuese, ka rëndësi ta fitojmë ndeshjen dhe me sa gola nuk ka shumë rëndësi”, tha Gjimshiti.

Përfaqësuesja e Andorrës drejtohet prej gati 15 vitesh nga Koldo Alvarez dhe tani po jep rezultate të kënaqshme për nivelin që ka futbolli në këtë vend. Gjimshiti tregon se si mund të arrihet suksesi ndaj Andorrës.

Në cilësinë e ekipit dhe aspektin individual, duhen lojtarë cilësorë që të ikin një kundër një, të hapin fushën dhe të shënojmë”, tha Gjimshiti.

Berat Gjimshiti është aktivizuar në 61 ndeshje me Kombëtaren duke shënuar edhe 1 gol. Përvoja e tij do të jetë një armë e fortë për të marrë 3 pikët me Andorrën.

berat gjimshiti kapiteni i kombëtares shqiptare ndeshja me andorrën

Lini një Përgjigje