TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Mars 2025, 14:22

Silvinjo sërish me zgjedhje të guximshme, tre lojtarë të Kombëtares përfundojnë në tribunë për ndeshjen sot

Shkruar nga Pamfleti

Silvinjo sërish me zgjedhje të guximshme, tre lojtarë të

Lista e Kombëtares në UEFA, për ndeshjen me Andorrën, ka mbetur e njëjtë si ndaj Anglisë. Kështu do të mbeten në tribunë Etnik Brruti, Andi Hadroj dhe Simon Simoni.

Silvinjo sërish me zgjedhje të guximshme për Hadrojn, i cili është i vetmi me pozicion natyral në krahët e mbrojtjes, përpos Alijit dhe Balliut.

Brruti rezulton të ketë fituar ftesën në mars, vetëm për të qenë i gatshëm në rast emergjence. Në anën tjetër portieri Simon Simoni ishte zgjedhje e pritur, për të mos sakrifikuar një tjetër lojtar.

Largimi i tre lojtarëve, nga 26 të ftuar për sfidat e marsit, është i detyruar nga UEFA. Kujtojmë se vetëm 23 mund të jenë të gatshëm për një ndeshje. Sfida me Andorrën do të nisë sot në orën 20:45, pikërisht në “Arena Kombëtare”.

Silvinjo sërish me zgjedhje të guximshme, tre lojtarë tëSilvinjo sërish me zgjedhje të guximshme, tre lojtarë tëSilvinjo sërish me zgjedhje të guximshme, tre lojtarë tëSilvinjo sërish me zgjedhje të guximshme, tre lojtarë të

 

Lini një Përgjigje