TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Mars 2025, 15:59

Ish-sulmuesi i kombëtares dhe Partizanit zyrtarizohet në Itali, nis aventurën me ekipin e ri

Shkruar nga Pamfleti

Ish-sulmuesi i kombëtares dhe Partizanit zyrtarizohet në Itali, nis

Edgar Çani është futbollisti më i ri i ekipit Junajtid Riçione. Shqiptari ishte pa ekip që prej korrikut të shkuar, teksa tashmë është zyrtarizuar me ekipin italian, të cilët militojnë në Serinë D.

Çani ka firmosur një kontratë afatshkurtër, të vlefshme deri në qershor të këtij viti. Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare shihet nga drejtuesit e klubit italian si i duhuri për të përforcuar ekipin dhe ndihmuar ata të mbijetojnë.

Kujtojmë se 35-vjeçari ka një aventurë të gjatë në Itali, ku ka luajtur me Peskarën, Palermon, Askolin, Padova,n Modenën, Piaçencën, Katanian, Barin, Karpin, Pizën, Vibonezen, Torresin, Aprilian, Lenjanon dhe Kreman.

Gjithashtu Çani është aktivizuar në Poloni, në Angli me Lids Junajtid dhe në Shqipëri me Partizanin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by United Riccione (@unitedriccioneofficial)

edgar çani ish-futbollisti i kombëtares

Lini një Përgjigje