TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Mars 2025, 15:14

Ndeshja me Andorrën/ Etnik Brruti titullar apo në stol? Silvinjo merr vendimin

Shkruar nga Pamfleti

Ndeshja me Andorrën/ Etnik Brruti titullar apo në stol? Silvinjo merr

Kombëtarja shqiptare do të përballet mbrëmjen e sotme me Andorrën në kuadër të raundit të dytë të kualifikueseve "Botërori 2026". Sfida që do të zhvillohet në "Arena Kombëtare", nis në orën 20:45.

Përpos formacionit të mundshëm, Silvinjo tashmë ka vendosur për lojtarët që do të dërgojë në tribunë. Ashtu si në ndeshjen ndaj Anglisë, lojtarët që do ta ndjekin këtë ndeshje si tifozët e tjerë janë, Etnik Brruti, Andi Hadroj dhe Simon Simoni.

Një tjetër vendim i papritur për Brrutin, i cili në grumbullimin e marsit duket se është ftuar për ndonjë rast emergjent që mund të kishte në ekip. Kujtojmë se largimi i 3 lojtarëve nga 26 që janë gjithsej, është diçka e detyruar nga UEFA.

 

etnik brruti silvinjo ndeshja me andorrën

Lini një Përgjigje