TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Mars 2025, 17:59

Kristiano Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde, CR7 arrin numrin më të lartë të fitoreve me Portugalinë

Shkruar nga Pamfleti

Kristiano Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde, CR7 arrin numrin më

Pavarësisht viteve që kalojnë, Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde. Ylli portugez  mori çmimin “Guinness World Record”, pasi ka arritur numrin më të lartë të fitoreve në karrierën futbollistike ndërkombëtare.

Çmimi iu dha pas triumfit ndaj Danimarkës, me CR7 që numëron 132 ndeshje të fituara mes gushtit 2003 dhe nëntorit 2024.

Vlen të theksojmë se Ronaldo luan futboll në nivel kombëtareje prej më shumë se 20 vitesh, pasi bëri debutimin e tij në gusht 2003. Përveç arritjes së tij më të fundit, ai është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave, me 135 gola në 217 ndeshje.

40-vjeçari  gjithashtu ka shënuar mbi 900 gola në karrierë në futbollin profesionist për Portugalinë dhe klube si Reali i Madridit, Mançester Junajtid, Juventus dhe tani Al-Nassr.

kristiano ronaldo sulmuesi portugez

Lini një Përgjigje