TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Mars 2025, 18:20

U dënua me 9 vite burg për përdhunimin e një vajze shqiptare, zbulohet puna e Robinjos në burg për të ulur dënimin

Shkruar nga Pamfleti

U dënua me 9 vite burg për përdhunimin e një vajze

Braziliani Robinjo po bën një jetë ndryshe nga ajo që ka bërë në të kaluarën. Ish-sulmuesi i njohur ndodhet në burg në Sao Paolo, pasi është dënuar me 9 vite, pasi mori pjesë në përdhunimin e një vajze shqiptare në grup në Itali, në vitin 2013.

“Marca” ka zbuluar përditshmërinë dhe lëvizjen e 41-vjeçarit për të ulur dënimin. Robinjo po bën gjithçka për të treguar sjellje të mirë, ndërsa prej disa muajsh ai punon me riparimin e televizorëve dhe radiove.

Këtë punë ai e bën për disa orë çdo ditë, pasi sipas ligjit, 12 orë punë e zvogëlojnë dënimin me një ditë. Robinjo nuk e harron futbollin, pasi herë pas here argëton të burgosurit e tjerë duke dhuruar spektakël me topin.

Nga Marsi i vitit ta kaluar, Robinjo numëron 600 orë punë në riparimin e televizorëve, radiove dhe pajisjeve të tjera elektronike.

robinjo ish-sulmuesi brazilian

Lini një Përgjigje