TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Gusht 2025, 21:22

Probleme me stadiumin, skuadra shqiptare humbet ndeshjen e kampionatit në tavolinë

Shkruar nga Pamfleti

Probleme me stadiumin, skuadra shqiptare humbet ndeshjen e kampionatit në

Skuadra e Shkupit po përballet me një krizë të thellë, ku vendimet e fundit të Federatës Maqedonase të Futbollit po e shtyjnë drejt një situate alarmante që mund të kërcënojë edhe ekzistencën e tij.

Federata ka shpallur të papërshtatshëm stadiumin e Çairit për zhvillimin e ndeshjeve, për shkak të pamundësisë së aplikimit të teknologjisë VAR.

Si pasojë, Shkupi humbi në tavolinë ndeshjen e javës së dytë të kampionatit kundër Sileksit, pasi nuk arriti të siguronte një stadium tjetër deri në afatin e përcaktuar.

Propozimi për ta zhvendosur ndeshjen në Kumanovë u refuzua nga Federata, duke çuar në moszhvillimin e takimit. Sileksi ka bërë të ditur se pret tre pikët në tavolinë.

Kriza nuk mbaron këtu, pasi e njëjta situatë mund të përsëritet edhe në javët e ardhshme, duke e vendosur Shkupin në rrezik të madh për rënie nga kategoria para se të mbyllet gjysma e kampionatit.

shkupi skuadra maqedonase e futbollit

Lini një Përgjigje