TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Gusht 2025, 20:40

Superkompjuteri bën parashikimin për Serinë A, Interi dhe Napoli kokë më kokë për titullin; Milani i pesti e Juvja e gjashta

Shkruar nga Pamfleti

Superkompjuteri bën parashikimin për Serinë A, Interi dhe Napoli

Në prag të nisjes së sezonit të ri të Serisë A, që konkretisht nis fundjavën e ardhshme, si zakonisht super kompjuteri i “Opta”-s ka bërë parashikimet e tij.

Sipas tij, Juventusi i drejtuar nga Igor Tudor do të mbyllë sezonin e ri në vendin e gjashtë, që do të thotë kualifikim në Ligën e Konferencës. Sipas kompjuterit të “Opta”-s, Milani do ta mbyllë sezonin e ri në vendin e pestë, që do të thotë kualifikim në Ligën e Europës.

Surprizë mund të quhet Roma, e cila sipas parashikimit në fjalë do ta mbyllë në vendin e katërt. Hera e fundit që verdhekuqtë janë renditur në këtë pozicion ka qenë në sezonin 2017-2018.

Në vendin e tretë do renditet Atalanta, ndërsa gara për titull do jetë sërish ajo e sezonit të kaluar mes Napolit dhe Interit, por këtë herë sipas kompjuterit të “Opta”-s në fund do festojnë zikaltrit. Përsa i përket ekipeve që do bien nga Seria A, super kompjuteri parashikon rënien e Pizas, Kremonezes dhe Leçes.

superkompjuteri seria a milan juventus inte napoli

Lini një Përgjigje