
Në një intervistë të dhënë për “The Players Tribune”, mesfushori i Liverpulit dhe i Argjentinës kampione botë, Aleksis Mek Alister, ka ripërshkuar periudhën e tij të vështirë te Brajtoni:
“Duhet t’i jap një përqafim të madh mamasë. Pa të, asgjë nga këto nuk do të kishte ndodhur. Nuk do të isha kampion i Premier Ligës. Sigurisht nuk do të isha kampion i botës. Ndoshta nuk do të dinit as emrin tim.
Në dhjetorin e 2020-ës, e mora në telefon dhe po qaja. Isha në apartamentin tim në Brajton, ajo ishte në shtëpi në Buenos Aires. Kisha humbur arsyen. I thashë: ‘Mama, nuk duroj dot më. Do të kthehem në shtëpi. Duhet të largohem nga këtu’.
“Në atë kohë luaja shumë pak për Brajtonin. Ishte e turpshme, sepse mbaja numrin 10 i një klubi të Premier Ligës, ëndrra e shumë fëmijëve në Argjentinë, por nuk isha askush. Emri im nuk kishte asnjë rëndësi. Mendoja se isha i mallkuar”.
Më shumë në lidhje me atë periudhë: “Ne futbollistët themi gjithmonë se bëhemi burra shumë shpejt. Por, për disa aspekte të tjera, je akoma një fëmijë. I telefonoja mamasë sime çdo ditë, për ta pyetur si ndizej soba dhe si përdorej lavatriçja. Dhe isha vetëm, nuk luaja, një situatë dëshpëruese.
“Shumë nuk e dinë, por për Krishtlindje, pa tifozë në stadium, kisha bërë gati valixhet. Kisha marrë disa oferta, një nga Rusia dhe një nga Spanja, dhe e kisha marrë vendimin. Mamaja ishte kthyer në Buenos Aires dhe një ditë i telefonova duke qarë pa pushim dhe i thashë: ‘Do të largohem. Nuk ia dal dot më’.
“Megjithatë, mamatë dinë gjithmonë çfarë të thonë. Më ktheu mbrapa në kohën kur luaja në oborr çdo ditë me vëllezërit e mi. Në fillimin e verës, bari ishte shumë i lëmuar dhe në fund të verës kthehej në një pellg balte për shkak të rrëshqitjeve tona”.
Më pas erdhi kthesa: “Pas Krishtlindjes, te Brajtoni kishim shumë dëmtime dhe nuk kishin zgjidhje tjetër përveçse të më aktivizonin. Mendoj se shumë ndeshje kanë parë Match of the Day dhe kanë pyetur veten: ‘Kush është ky Mek Alister? Është skocez? Është argjentinas? Çfarë?! Djaloshi me mjekrën e kuqe?!’. Kur shënova atë gol kundër Evertonit në janarin e vitit 2022, ndjeva se gjithçka kishte shkuar në mënyrën e duhur”.
Gjithçka ndryshoi me De Zerbin: “Kur erdhi ai si trajner sezonin pasardhës, pak muaj para Kupës së Botës, ndryshoi gjithçka për mua. Gjëja kryesore që më ndihmoi të përmirësoja ishte aftësia për të analizuar fushën.
“Merrnim Odegard si shembull. Për mua, ai është një nga më të mirët në botë në këtë lloj analize. Koka e tij nuk rresht së lëvizuri. De Zerbi më bëri këtë dhuratë dhe kjo e përmirësoi shumë lojën time”.
Lini një Përgjigje