TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Gusht 2025, 17:05

Dinamo përballë Jagiellonias, UEFA zyrtarizon orarin dhe gjyqtarët; arbitrat “njohje e vjetër” për Ilir Dajën

Shkruar nga Pamfleti

Dinamo përballë Jagiellonias, UEFA zyrtarizon orarin dhe

Dinamo do të përballet me Jagiellonia të Polonisë në raundin “play-off” të Ligës së Konferencës, me blutë që luajnë ndeshjen e parë në trasnfertë dhe të dytën në fushën e tyre.

UEFA ka zyrtarizuar edhe axhendën për ndeshjen e parë, si sa i përket stadiumit dhe orarit, ashtu edhe gjyqtarëve të cilët do të drejtojnë takimin.

Sfida e parë do të luhet të enjten e ardhshme, me startin e planifikuar në orën 20:15 në stadiumin “Miejski Białymstoku” në Biallistok, ku luan ndeshjet kjo skuadër.

Sa u përket gjyqtarëve, janë caktuar nga Rumania, me kryesor Marian Aleksandru Barbu. Ky i fundit ka drejtuar më parë ndeshje të skuadrave të Ilir Dajës në Europë, më saktësisht Ballkanin në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës ndaj Viktoria Plzen në nëntorin e vitit 2023.

Asistentë të tij janë George Florin Neaçshu dhe Imre Lazlo Buksi, ndërsa gjyqtar i katërt është Konstantin Sebastian Çoltesku. Në sallën e VAR si kryesor do të jetë Katalin Sorin Popa, me Iulian Dima si asistent.

dinamo jagiellonia liga e konferencës

Lini një Përgjigje