
Merr fund ëndrra Europë për Egnatian. Rrogozhiansit eliminohen në raundin e tretë të Ligës së Konferencës, pasi janë mpsohtur në shtesë me rezultatin 2-4 nga Olimpija Ljubljana.
Skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova kaloi e para në avantazh Sulm i rrjedhshëm i rrogozhinasve me pasimin që gjezi Lushkjan në qendër. Gjuajtja e tij u ndal në rrjetë dhe këtë radhë nuk pati sinjalizim për pozicion jashtë loje.
Në minutën e 32, vendasit e pësuan në mënyrë të pabesueshme me gjuajtjen e parë! Pas një goditje këndi, Jelenkoviç gjuajti i lirë me kokë dhe mposhti Dajsinanin duke barazuar shifrat.
Në minutën e 79, Egnatia e pa veten në disavantazh. Një depërtim i Marin nga e majta u finalizua nga kroati i cili dërgoi topin në rrjetë pas një devijimi që shtangu Dajsinanin.
Në minutën e 81, Egnatia mbeti me 10 lojtarë. Jahaja u ndëshkuame kartonin e dytë të verdhë brenda pak sekondash, këtë radhë për një faull ndaj Diga.
Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej me kualifikimin e kroatëve në “play off”, Egantia barazoi shifrat në minutën e 86 të takimit. Përsëri Lushkja ishte ai i cili me një diagonale të fortë mposhti portierin.
Në minutën e 99, Durdov mori topin në zonë dhe me një rrotullim të shpejtë gjuajti dhe mposhti Dajsinanin, duke i dhënë avantazhin 3-2 sllovenëve.
Në minutën e 107, erdhi edhe goli që vulosi kualifikimin e Olimpijas! Një sulm i shpejtë në krahun e majtë i Blankos u finalizua me sukses nga sulmuesi i Olimpijas.
Lini një Përgjigje