
Sezoni i ri futbollistik është gati të nisë, dhe datat e fillimit për kampionatet më të rëndësishme janë tashmë të konfirmuara.
Disa nga ligat kryesore do të hapin siparin në mesin e gushtit, ndërsa të tjerat do të nisin më vonë gjatë muajit.
Premier Liga fillon në fundjavën e datës 15–16 gusht 2025. Ndeshja hapëse e kampionatit anglez do të jetë ajo mes Liverpulit kampion dhe Bërnmuthit.
Seria A nis më 23 gusht 2025 dhe përfundon më 24 maj 2026.
Kampionati gjerman fillon në datën 22 gusht 2025 dhe përfundon më 16 maj 2026.
Liga 1 në Francë nis më 15 gusht 2025 dhe përfundon më 16 maj 2026.
La Liga fillon në fundjavën e 15–17 gushtit 2025 dhe përfundon në fundjavën e 24 majit 2026.
Lini një Përgjigje