
Pas zhvillimit të Superkupës së Evropës, që u luajt në Udine, presidenti i UEFA, Aleksandër Ceferin, foli për rritjen e futbollit italian. Megjithatë, ai nuk i kurseu kritikat për gjendjen e stadiumeve, duke dhënë një koment të ashpër.
Ai e quajti infrastrukturën e futbollit në Itali si "të tmerrshme".
"Pavarësisht disa rezultateve të pakënaqshme për ekipin kombëtar italian, mendoj se futbolli këtu po rritet si lëvizje dhe se Gabriele Gravina po bën një punë të shkëlqyer. Liga është gjithnjë e më interesante”, tha Ceferin.
"Seria A është mes pesë Ligave më të mira në Botë. Madje e preferuara ime është pikërisht ajo italiane. Por, për të qenë i sinqertë dhe nuk e ekzagjeroj kur them se infrastruktura në Itali është e tmerrshme”, shtoi Ceferin.
Në fund, presidenti i UEFA lëshoi një këmbanë alarmi për futbollin italian, që synon edhe të organizojë një Europian: "Ka diçka që duhet bërë urgjentisht në këtë drejtim, si nga qeveria ashtu edhe nga bashkitë".
Lini një Përgjigje