
Kombëtarja shqiptare U-17 ka luajtur sot ndeshjen e dytë miqësore ndaj bashkëmoshatarëve të Italisë në qendrën e FIGC në Koverçiano. Dhe ashtu si në ndeshjen e dy ditëve më parë, ajo është mundur përsëri, por këtë radhë me një rezultat edhe më të thellë.
Në ndeshjen e debutimit të trajnerit Fatjon Tafaj në pankinën e kuqezinjve të vegjël, Shqipëria u mund me shifrat 4-1. Ndërsa sot, kapitullimi ishte pa kushte dhe pa një gol nderi, me një dominim absolut të italianëve që nga fillimi e deri në fund.
Perilo që në minutën e 7 e më pas Donato e Pisati bënë që pjesa e parë e ndeshjes të mbyllej 3-0 për vendasit. Në pjesën e dytë, gola po nga Perilo e më pas nga Fabri e Petrone bënë që takimi të mbyllej me rezultatin 6-0 dhe me një bilanc total prej 1 goli të shënuar e 10 të pësuar në dy miqësore. Ato u përballën me grupin e lojtarëve që do të jenë pjesë kryesore në kualifikueset e kësaj grupmoshe në muajt në vijim, një sinjal shuam shqetësues.
Shqipëria U-17: Lleshi, Mezani, Varesis, Bilishti, Vata, Marku, Kurtulaj, Qosja, Luka, Ymeri, Mali. U aktivizuan edhe: Balla, Uldedaj, Shahini, Sulejmani, Matraku, Uruçi, Muslika dhe Binishi.
Lini një Përgjigje