
Sandërlendi ka njoftuar zyrtarisht se Granit Xhaka do jetë kapiteni i klubit për sezonin e ri. Shqiptari 32-vjeçar që është kapiten i kombëtares së Zvicrës u afrua vetëm pak javë më parë me klubin e ngjitur në Premier Ligë, por përvoja dhe lidershipi i tij kanë bërë që drejtuesit e klubit t'i besojnë rolin e udhëheqësit të ekipit, si në fushë dhe jashtë saj.
"Një lider i shquar në skenën vendase dhe ndërkombëtare, mesfushori më parë ka marrë përsipër rolin e kapitenit te Borusia Mëshengladbah dhe Arsenal. Xhaka gjithashtu e mbajti shiritin e kapitenit në disa raste gjatë një periudhe historike te Bajer Leverkusen dhe është kapiten i Zvicrës nga 2020, me të cilët është aktivizuar në 137 ndeshjesh", njofton klubi anglez.
Ndërkohë, vetë Xhaka u shpreh se është një privilegj për të që të tregojë lidership si brenda dhe jashtë fushe.
"Më bën jashtëzakonisht krenar që jam kapiten i këtij klubi dhe i kësaj skuadre. Shpresoj të tregoj lidershipin tim brenda dhe jashtë fushës, duke ndihmuar shokët e mi të skuadrës në qendrën stërvitore dhe në të gjithë klubin. Të jem pjesë e historisë së Sandërlendit, së bashku me disa nga emrat që e kanë mbajtur shiritin e kapitenit më parë, është një nder. Njerëzit që më njohin e dinë saktësisht se çfarë do të marrin, unë jam dikush që kërkon shumë. Unë jam fitues dhe dua të fitoj dhe pres të njëjtën gjë nga shokët e mi të skuadrës", tha Xhaka.
Granit Xhaka firmosi kontratë 3-vjeçare me Sandërlendin, duke lënë pas dy sezonesh Bajer Leverkusenin dhe për t'u rikthyer në Premier Ligë, ku më herët ka qenë pjesë e Arsenalit.
???? This is your captain speaking.
— Sunderland AFC (@SunderlandAFC) August 14, 2025
A message to you from Granit Xhaka ????️ pic.twitter.com/LR7uBooZRj
Lini një Përgjigje