TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Gusht 2025, 19:15

Fituan Superkupën e Europës pas gjuajtjeve të penalltive, shpërblimi “qesharak” që mori PSG-ja

Shkruar nga Pamfleti

Fituan Superkupën e Europës pas gjuajtjeve të penalltive,

PSG-ja mposhti Totenhemin mbrëmë pas një serie penalltish, duke siguruar trofeun e Superkupës së Evropës, megjithatë shpërblimi financiar për këtë arritje ishte mjaft i kufizuar.

Sipas mediave franceze, fitimi ishte rreth 30 herë më i vogël se ai për triumfin në Ligën e Kampionëve.

Të dy ekipet përfituan nga 4 milionë euro secila, ndërsa parizienëve iu shtua edhe një bonus prej 1 milion eurosh si fitues.

Në total, PSG arkëtoi 5 milionë euro, një shifër shumë më e ulët krahasuar me 150 milionë eurot e fituara sezonin e kaluar për trofeun e Ligës së Kampionëve.

 

psg totenhem finalja e superkupës së europës

Lini një Përgjigje