TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Gusht 2025, 18:54

Sulmuesi shqiptar gjen përsëri rrjetën në Ligën e Konferencës, goli i pestë në 6 ndeshjet e fundit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Sulmuesi shqiptar gjen përsëri rrjetën në Ligën e

Albion Rrahmani e ka nisur këtë sezon me shumë vrull, duke gjetur me vazhdimësi të admirueshme rrugën e rrjetës si në kampionatin çek me fanelën e Spartës së Pragës, ashtu edhe në Ligën e Konferencës ku merr pjesë skuadra e tij.

Sulmuesi i Kosovës sot i dha avantazhin skuadrës çeke në ndeshjen e kthimit të turit të tretë të Ligës së Konferencës ndaj Ararat Armenia. Në minutën e 11 të takimit, pasi vendasit humbën topin pranë zonës së tyre, Rrahmani u tregua i pagabueshëm me një gjuajtje të rrufeshme për t’i dhënë avantazhin ekipit.

Ky ishte goli i pestë në 6 ndeshjet e fundit zyrtare të sulmuesit, i cili në këtë edicion ka gjetur 3 herë rrjetën në kampionatin çek dhe 2 në Ligën e Konferencës.

 

albion rrahmani sulmuesi shqiptar sparta e pragës

Lini një Përgjigje