TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Gusht 2025, 19:37

Marash Kumbulla refuzon ofertat nga Italia dhe “fluturon” drejt Spanjës, mbrojtësi kuqezi i bashkohet futbollistit tjetër shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Marash Kumbulla refuzon ofertat nga Italia dhe “fluturon” drejt

Mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla ka vendosur të ardhmen e tij dhe dëshiron të bashkohet me Majorkën si klubin e radhës, pasi pritet t’i japë fund aventurës me Romën.

Sipas gazetarit të njohur Fabricio Romano, pavarësisht disa ofertave nga ekipe të ndryshme në Spanjë dhe Itali, Majorka është destinacioni i preferuar i mbrojtësit, aty ku luan dhe sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi.

Klubi spanjoll tani mund të ketë në plan afrimin e Kumbullës për të forcuar mbrojtjen dhe për të përgatitur ekipin për sezonin e ardhshëm.

Transferimi pritet të përparojë në ditët në vijim, ndërsa tifozët e Majorkës presin konfirmimin zyrtar nga klubi.

Mbrojtësi kuqezi kërkohej edhe nga dy skuadrat e Serisë A, Kaljari dhe Verona, ndërsa Deportivo Alavesh, Majorka dhe Sevija ishin 3 skuadrat spanjolle që kërkonin shërbimet e 25-vjeçarit kuqezi. Kujtojmë se Kumbulla siç dihet ka kontratë të vlefshme me Romën deri në verën e vitit 2027.

marash kumbulla mbrojtësi shqiptar majorka

Lini një Përgjigje