
Në një nga ndeshjet më të rëndësishme të Dinamos në këtë edicion të Kupave të Europës, duket se ka edhe një vëzhgues special. Bëhet fjalë për trajnerin e kombëtares shqiptare Silvinjo.
Por ajo që bën përshtypje që përkrah tij këtë herë, ndryshe nga çdo ndeshje futbolli në këto thuajse 3 vite në Shqipëri, nuk ka në krah Zabaletën apo Dorival, dy asistentët e tij në kampin kuqezi.
Silvinjo e ka filluar mbrëmjen me bashkëshorten e tij, si nuk është shfaqur asnjëherë në Shqipëri, në një darkë romantike me sfond nga ndeshja eurpiane.
Ndeshja e parë mes Dinamos dhe Hajdukut të Splitit e luajtur në Kroaci është mbyllur me fitoren e Hajdukut me rezultatin 2-1.
Në këtë ndeshje, dinamovitët do të kërkojnë me çdo kusht përmbysjen e madhe për t’u kualifikuar në fazën “play off” të Ligës së Konferencës.
Lini një Përgjigje